About

Çfarë është coaching?

Coaching është një profesion relativisht i ri, i cili lindi në Amerikë. Gjatë 20 viteve të fundit që praktikohet, ka mbledhur përshtypjet më të ndryshme të gabuara.

Shpesh herë ngatërrohet me këshilltarët, mentoret, psikologët. Si fillim, do të doja t’ju jepja disa shembuj, cilët janë ndryshimet ndërmjet tyre.

Si ilustrim, le të marrim shembullin e presidentit të Shoqatës së Coaching në San Antonio David Fleck. Imagjinojmë që ju keni një problem të çiklizmit. Si do ta trajtonin specialistë të ndryshëm këtë rast?

Psikologu do të pyesë se si je ndjerë kur ishe duke i dhënë biçikletës kur ke qenë fëmijë dhe kur u rrëzove për herë të parë nga biçikleta. Ai do të shikojë të kaluarën dhe do t’i kushtojë vëmendje dështimit, duke dëgjuar historinë tënde të rënies, dhimbjes, frikës dhe turpit. Psikoterapisti do të përpiqet të ringjallë në kujtesë ndjenjat dhe dëshirat e harruara, reagimin e të tjerëve.

Mentori do të tregojë gjithë eksperiencen e tij të pasur në lidhje me çiklizmin, do të zhvillojë lojëra, ushtrime, teste e detyra, dhe, si rezultat, ai do të vlerësojë performancën tënde dhe do të japë rekomandime dhe këshilla.

Coach mentalisht do të “ulet” me ty në biçikletë dhe do të të pyesë: “Ku do të shkosh? Si planifikon ta bësh këtë? Nga 0 deri në 10, sa vlerëson që kjo do të funksionojë? Le të përpiqemi! Çfarë do te thotë për ty të jesh i kënaqur? Çfarë mund të dëshirosh të ndryshosh? Sigurisht, ajo që sugjerove është e shkëlqyer, por për çfarë tjetër mund të mendosh?”

Kërkesat e zakonshme për një coach.

Coach mund të të ndihmojë nëse ke detyra urgjente që janë të vështira për t’u përmbushur. Duke filluar nga “dëshiroj të kuptoj se çfarë dua në të vertetë në jetë” deri në “si të arrij një promovim në punë”, dhe “si të rris fitimet e biznesit tim”. Nga “kam gjithçka, por asgjë nuk më kenaq” deri “si të arrij të jem një nënë/babë i/e përkushtuar dhe të realizoj planet e mia të karrierës”.

Këto detyra mund të ndahen në disa grupe:
 
Zhvillimi personal
– Zgjedhja e misionit dhe kuptimit të jetës
– Vetëbesimi, vetëvlerësimi, siguria
– Suksesi
– Nxitja e potencialit krijues
– Qëllimet, arritjet, suksesi
 
 
Zhvillimi profesional dhe/ose në biznes
– Zgjedhja e profesionit
– Nisja e një biznesi të ri (ide, business niche)
– Rritja e fitimit të biznesit ekzistues
– Time management (menaxhimi i kohës)
– Rritja e nivelit të kënaqësisë nga puna
– Motivimi i punonjësve, bashkëpunëtorëve etj.

– Rritja e mundësive financiare
– Menaxhimi i parasë
– Krijimi i burimeve të të ardhurave pasive
– Kursimi i shumës së deshiruar

etj.
 
 
Arritja e qëllimeve të caktuara brenda një afati të caktuar kohor
 
 
Zgjidhja e problemeve dhe situatave të vështira të jetës
 
 
Ndryshimet – në personalitet, jetë, mjedis
Përshtatja dhe pranimi i roleve të reja (personale, profesionale, karierë, etj.)
 
 
Marrëdhëniet me të tjerët
Përmirësimi i marrëdhënieve familjare, në cift dhe/ose në shoqeri

 
 
Mirëqenia dhe shëndeti:
– Energjia personale
– Pesha e dëshiruar
– Krijimi i zakoneve të lifestyle-it i shëndetshëm
– Heqja e zakoneve e këqija
– Menaxhimi i stresit
– Hobi dhe koha cilësore për veten