Alla Simacheva || Professional business and life coach

Arsimi i lartë në ekonomi, marketing, MBA, coaching.
16 vite ekperiencë pune në korporata ndërkombëtare dhe biznese private.

E certifikuar për metodologjinë coaching nga akademia nderkombetare, e cila eshte e akredituar nga International Coaching Federation (ICF).

Çfarë është coaching?

Coaching është një profesion relativisht i ri, i cili lindi në Amerikë. Gjatë 20 viteve të fundit që praktikohet, ka mbledhur përshtypjet më të ndryshme të gabuara.

Shpesh herë ngatërrohet me këshilltarët, mentoret, psikologët. Si fillim, do të doja t’ju jepja disa shembuj, cilët janë ndryshimet ndërmjet tyre.

Si ilustrim, le të marrim shembullin e presidentit të Shoqatës së Coaching në San Antonio David Fleck. Imagjinojmë që ju keni një problem të çiklizmit. Si do ta trajtonin specialistë të ndryshëm këtë rast?

Psikologu do të pyesë se si je ndjerë kur ishe duke i dhënë biçikletës kur ke qenë fëmijë dhe kur u rrëzove për herë të parë nga biçikleta. Ai do të shikojë të kaluarën dhe do t’i kushtojë vëmendje dështimit, duke dëgjuar historinë tënde të rënies, dhimbjes, frikës dhe turpit. Psikoterapisti do të përpiqet të ringjallë në kujtesë ndjenjat dhe dëshirat e harruara, reagimin e të tjerëve.

Mentori do të tregojë gjithë eksperiencen e tij të pasur në lidhje me çiklizmin, do të zhvillojë lojëra, ushtrime, teste e detyra, dhe, si rezultat, ai do të vlerësojë performancën tënde dhe do të japë rekomandime dhe këshilla.

Coach mentalisht do të “ulet” me ty në biçikletë dhe do të të pyesë: “Ku do të shkosh? Si planifikon ta bësh këtë? Nga 0 deri në 10, sa vlerëson që kjo do të funksionojë? Le të përpiqemi! Çfarë do te thotë për ty të jesh i kënaqur? Çfarë mund të dëshirosh të ndryshosh? Sigurisht, ajo që sugjerove është e shkëlqyer, por për çfarë tjetër mund të mendosh?”

%
Your results
+
Years of coaching practice
+
Happy clients
+
Training programs available

Useful posts and freebies

Find in the blog

Site Loader